Thuaje këtë tani dhe shiko sa me cka do shpërblehesh në këtë botë dhe në botën tjetër (thuaje deri pas xhumasë nesër)

Mos i humb

Allahumme sal-li ‘alá Muhamedin ve ‘ala áli Muhamed, kema sal-lejte ‘alá Ibrahíme ve ‘alá áli Ibrahím inneke Hamídun Mexhíd.

Allahumme barik ‘alá Muhamedin ve ‘alá áli Muhamed kema barekte ‘ala Ibrahíme ve ‘alá áli Ibrahím inneke Hamídun Mexhíd.

O Allah lavdëroje (tek melekët e lartë) Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç lavdërove Ibrahimin dhe familjen e tij, vërtet Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar. O Allah begatoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç begatove Ibrahimin dhe familjen e tij, vërtet Ti je i Lavdishëm dhe i Madhëruar.

Disa nga dobitë e dërgimit të salavateve:

1. Përfitimi i dhjetë salavateve nga Allahu xh.sh. – thotë P.a.s.: “Kush më dërgon një salavat, Allahu atij i dërgon dhjetë salavate” (Buhariu)
2. Kthimi i salavatit prej Pejgamberit a.s. – “Nuk ka asnjë musliman që më përshëndetë me selam e që All-llahu të ma kthen shpirtin për t’ia kthyer selamin”. (Imam Ahmed,Ebu Davud).
3. Afërsia me Pejgamberin a.s. – “Vërtetë njeriu më i afërt me mua në Ditën e gjykimit është personi që më së shumti më ka dërguar salavat”.

4. Kushtëzohet pranimi i lutjes pas salavatit – Transmeton Aliu r.a. se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Nuk ka asnjë lutje që në mes saj e Qiellit nuk ka hixhab (pengesë) përderisa nuk dërgohet salavat mbi mua dhe vetëm pasi të dërgohet salavati ngrihet ajo pengesë”. (Tirmidhiu).
5. Melaiket luten për ata që dërgojnë salavat – Muhamedi a.s. ka thënë: “Allahu ka krijuar një grup melaikesh të cilët i urdhëron të kërkojnë vendtubime aty ku përmendet Allahu. Nëse gjejnë vende të tilla, ndalen pranë tyre, ku bëjnë amin në lutjet e besimtarëve të pranishëm, nëse ata dërgojnë salavat, melaiket së bashku me ta dërgojnë salavat, derisa besimtarët të shpërndahen, pastaj melaiket i thonë njëri tjetrit, lum për këta që po kthehen të falur prej Allahut”.

6. Të fituarit e shefa’atit (ndërmjetësimit) të Muhamedit a.s. – “Kur të dëgjoni muezinin përsëritni ato që i thotë ai gjatë ezanit, pastaj dërgoni salavat në mua, pastaj prej Allahut kërkoni Vesilen për mua, pozitë që i jepet vetëm robit të Allahut, shpresoj jam unë, prandaj kush kërkon vesilen për mua, më është lejuar t’i bëj shefa’at atij”.

7. Salavati shkak i shpëtimit nga vështirësitë – Nga Sehl ibn Sad transmetohet të ketë thënë: “Erdhi një njeri tek Pejgamberi a.s. duke iu ankuar për problemet e shumta jetësore, varfërinë e madhe dhe vështirësitë e ndryshme, atëherë Muhammedi a.s. i tha: “Kur të hysh në shtëpinë tënde iu jep selam është dikush aty apo jo, pastaj më dërgo salavat mua dhe lexo Kul Huvallahu Ehad”. Ky njeri filloi të vepronte në ketë mënyrë derisa gradualisht filloi t’i përmirësohet gjendja. Zoti ia shtoi pasurinë aq shumë saqë ai u shpërndante të afërmëve dhe fqinjëve të tij (Xhelaul Efham fi fadli essalat ala Muhamed-Ibnul Kajjim El Xhevzij)

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit