Thyhen xhamat e xhamisë në Lushnje, policia në kërkim të autorëve

Mos i humb

Xhamia e Lushnjes është sulmuar në orët e fundit nga persona që nuk janë identifikuar ende. Sipas njoftimit të policisë mësohet se autorët, kanë thyer dritaren e Xhamisë.

Policia ka nisur një hetim në lidhje me sulmin në fjalë pas kallëzimit të bërë nga myftiu i Lushnjes, Gramoz Blliku. 

NJOFTIMI

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi drejtuesi i Myftinisë Lushnjë, shtetasi G. B., 44 vjeç ka bërë kallëzim se persona të paidentifikuar kanë thyer dritaren e Xhamisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit