Tillerson: Do të vazhdojmë bashkëpunimin me aleatët, përfshirë Turqinë

Mos i humb

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), do të jenë të pranishme në Siri, deri në asgjësimin e plotë të organizatës terroriste DEASH.

“Do të vazhdojmë praninë tonë ushtarake deri atëherë kur DEASH-i të mposhtet plotësisht në Siri. Nuk do të përsërisim gabimin e bërë në Irak në vitin 2011”, tha Tillerson.

Ai theksoi se SHBA-të do të vazhdojnë bashkëpunimin me aleatët e tyre, përfshirë Turqinë. “Do të vazhdojmë bashkëpunimin me aleatët tanë siç është Turqia. Do të marrim në konsideratë shqetësimet e Turqisë në lidhje terroristët e PKK-së”, tha Tillerson, sipas të cilit Turqia duhet të marrë pjesë në ndërtimin e së ardhmes së Sirisë.

“Kemi dijeni për ndihmën humanitare të cilën Turqia e ofron në Siri. Kemi nevojë për Turqinë në ndërtimin e të ardhmes së Sirisë”, tha sekretari amerikan i Shtetit.

Nga ana tjetër, zëvendëskryeministri dhe zëdhënësi i Qeverisë së Turqisë, Bekir Bozdağ, pas mbledhjes qeveritare mbrëmë tha se ka një kontradiktë të madhe mes asaj që qeveria e SHBA-ve e thotë dhe asaj që e bën në terren lidhur me zhvillimet në Siri.

“Iu bëjmë thirrje edhe një herë, është e rëndësishme mbledhja e armëve të dhëna për krahun e PKK-së në Siri, PYD/YPG-në. Është tejet e rëndësishme që SHBA t’i japë fund menjëherë mbështetjes së ofruar. Duhet të hiqet dorë nga përpjekjet për krijimin e korridorit terrorist në rajon dhe mbështetjet e dhëna për themelimin e një ushtrie terroriste”, tha Bozdag./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit