Tirana me 100 kantiere. Veliaj: Në 2019, në fokus periferitë e kryeqytetit

Mos i humb

Rruga “Besnik Hidri” në Laprakë është shtruar, janë ndërtuar trotuare të reja, ka ndriçim, sinjalistikë dhe rrjet të ri kanalizimesh.

Kryebashkiaku Erion Veliaj shprehet: “Bregu i Lumit prek sot njësinë 11, njësinë 9, njësinë 8 dhe njësinë 4 e nëse viti i parë ishte viti i emergjencave, viti i dytë ishte viti i zonave qendrore të Tiranës, viti i tretë ishte viti i fshatrave që lidhen me Tiranën, viti i katërt është viti i investimeve në periferi. Siç e shikoni, kemi kaluar pjesën më të madhe të gushtit në periferi. Duam që e gjithë zona e Bregut të Lumit, në të katër njësitë, të lidhet me Tiranën dhe të kenë të njëjtin standard si në ndriçim, si në infrastrukturë, si në fibra optike, si në kanalizim, si në ujë”.

Veliaj përsërit veten kur thotë se kjo zonë i shtohet listës së vendeve ku rikualifikimi urban ka rritur edhe vlerën e pronës. Për këtë arsye fton banorët që të kujdesen për të: “Na duhet ta ruajmë këtë investim, që të kalojmë në një investim tjetër. Vitin e fundit të mandatit të parë do ta kalojmë të fokusuar tek periferitë. Në mënyrë proporcionale, në të gjithë territorin e Tiranës, të gjithë do prekin punën e bashkisë. Na mbetet t’i japim një sforco të fundit, deri në datën 17 shtator kur hapen shkollat, për të mbyllur infrastrukturën arsimore, çerdhe, kopshte, shkolla, sidomos të rejat që hapen për herë të parë, dhe sigurisht duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve që teksa kthehen nga pushimet, ne i japim dorën e fundit të asfaltit dhe sinjalistikës 100 kantiereve që kemi hapur në qytet”./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit