Tirana solidarizohet me të drejtën e çdo ukrainasi për të qenë i lirë

Mos i humb

Sot shënohet përvjetori i fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës. Me këtë rast në Tiranë po mbahet një manifestim, pas ftesës që kryetari i Bashkisë së Tiranës iu bëri qytetarëve në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas ndaj makinerisë ruse.

Në marshim ka marrë pjesë dhe ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shukrov, ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, deputetja e PS-së Mimi Kodheli etj.

Qytetarët kanë marshuar nga rruga “Ukraina e Lirë” deri te Bashkia e Tiranës me flamuj ukrainas në duar.

“E mbaj mend mirë datën 18 prillit të vitit të kaluar kur ne marshuam nga qendra e sheshit ‘Skënderbej’ në rrugën që sot falë përpjekjeve të një miku të Ukrainës Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mban emrin ‘Ukraina e lirë’.

Dua të falënderoj presidentin e Shqipërisë, kryeministrin, kryetarin e kuvendit për solidaritetin me popullin ukrainas. Mirënjohje të veçantë për mbështetjen dhe nga kryesimi i Shqipërisë në Këshillin e Kombeve të Bashkuara për ndihmën financiare dhe ushtarake që qeveria e Shqipërisë i ka dhënë Ukrainës. Gjithashtu falënderoj dhe popullin shqiptar për ndihmën humanitare ndaj popullit ukrainas. Përgëzime nga zemra shkojnë dhe për Bashkinë e Tiranës dhe personalisht për kryebashkiakun Erion Veliaj, përfaqësues të qeverisë, partitë politike, ambasadorë, miq dhe të gjithë ju që jeni prezent”, tha ambasadori Shukrov.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

“24 shkurti shënon një vit nga nisja e luftës së Rusisë ndaj Ukrainës!
Tirana solidarizohet me të drejtën e çdo qytetari ukrainas për të qenë i lirë.
Ju ftoj të jemi bashkë gjatë manifestimit, në mbështetje të qëndresës heroike të popullit ukrainas kundër agresionit rus. JEMI ME JU!

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit