Tjetër tërmet i fortë në Turqi, lëkundjet zgjasin për 15-20 sekonda

Mos i humb

Një tërmet me magnitudë 5.2 është regjistruar sot në Turqi, me epiqendër Gazipaşa-n në Antalia, bën me dije Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive në vend.

Paraprakisht nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha materiale.

Sipas mediave turke lëkundjet zgjatën për afro 15-20 sekonda. Kujtojmë që Turqia ka qenë një vatër lëkundjesh kohët e fundit.

Vendi u godit nga dy tërmete të forta këtë vit, një në qytetin perëndimor të Izmirit që vrau 117 njerëz, dhe një tjetër në provincën Elazığ, që u mori jetën 41 njerëzve.

Tur 500x594
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit