Topalli për hetimet ndaj Berishës: Ngjarjet e fundit janë politike

Mos i humb

Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, i ka konsideruar politike, veprimet e SPAK-ut ndaj Sali Berishës, të cilit i është vendosur masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, pasi dyshohet si i përfshirë në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Topalli theksoi se po shkelet Kushtetuta, gjë e cila sipas saj nuk ka ndodhur në 30 vitet e fundit. Sipas saj nuk ka asnjë provë që Berisha është i përfshirë në këtë dosje.

“Ngjarjet e fundit janë politike më shumë sesa juridike. Nëse ka një proces politik ndaj kryetarit të opozitës dhe një proces që fillon me shkeljen e Kushtetutës për të marrë autorizimin e Kuvendit, sigurisht që ky është një alarm për opozitën dhe pluralizmin në tërësi. Në tri dekada nuk ka ndodhur asnjëherë që të mos zbatohet Kushtetuta në raport me atë që është garancia e çdo deputeti. Në fakt imuniteti është garanci për opozitën. Është garanci që ai të jetë i përfshirë në debate politike dhe të ketë kurajën për të thënë gjëra të rëndësishme dhe të mos ketë frikë nga kundërshtarë që përmes kërcënimit ta pengojnë ata që të bëjë detyrën për të cilën është zgjedhur. Nga ana tjetër nuk kemi parë asnjë provë. Akuza kryesore qëndron se kryetari i opozitës ka ndryshuar ligjin për pronat, gjë që ka qenë programi i tij politik për të cilën është miratuar. As në kohën e Enver Hoxhës kjo nuk ka ndodhur”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit