Tortë nga fiqtë

Mos i humb

Një recetë shumë e shijshme dhe e veçantë. Përgatitja kërkon pak durim, por rezultati do tua shpërblejë, sigurisht, lodhjen.

Për të bërë koren nevojiten:

  • 100 g fiq të tharë
  • 100 g rrush të tharë
  • 100 g çokollatë të grirë në rendë
  • 100 g arra të grira
  • një lugë miell
  • 10 të bardhë të vezëve
  • 150 g sheqer
  • 200 arra të bluara

Për të bërë filetën:

  • 10 të verdhët e vezëve
  • 300 g sheqer
  • 100 g çokollatë të shkrirë
  • 1 margarinë
  • 2 qeska sheqer vanilje

Përgatitja:

Përzieni fiqtë e grirë imët, rrushin e tharë, çokollatën e grirë në rendë, arrat e grira dhe një lugë miell. Tundni në një enë 10 të verdhët e vezëve, shtoni sheqer, lugë pas luge.

Në të verdhët e vezëve me kujdes përzieni arrat e bluara dhe përbërjen e fikut, pastaj piqni në tepsi të lyer në furrë të ngrohur.

Koren e pjekur ftoheni dhe ndajeni në dy pjesë të njëjta.

Për filetën, në avull zieni të verdhët e vezëve dhe sheqerin. Shtoni çokollatën e shkrirë, hiqeni nga zjarri dhe ftoheni.

Margarinën tundeni deri sa t’i ngjajë shkumës me sheqerin e vaniljes dhe bashkojini me kremin e ftohur.

Ndajeni tortën në fileta dhe zbukurojeni sipas dëshirës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit