Tragjedia e 9 janarit, Meta: Të bëjmë gjithçka, duke u krijuar të rinjve mundësitë për të ndërtuar të ardhmen në Atdhe

Mos i humb

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur tragjedinë e 9 janarit 2004, ku 28 shqiptarë u mbytën në ujrat e detit Jon.

“Mendimet dhe lutjet e mia janë sot për familjarët e viktimave të pafajshme të tragjedisë së 9 janarit 2004, të cilët humbën jetën në përpjekje për të gjetur një ardhme më të mirë.” -shkruan Meta në postimin e tij ndërsa apelon për të bërë gjithcka duke u krijuar të gjitha mundësitë, në veçanti të rinjve, për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë në Atdheun e tyre.

“Të bëjmë gjithçka për të mos lejuar më të tilla tragjedi, që të përsëriten, duke u krijuar të gjitha mundësitë, në veçanti të rinjve, për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë në Atdheun e tyre!” – vijon me tej Meta.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fposts%2F3668972926482287&width=500&show_text=true&height=455&appId
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit