Trajkoviç: Vuçiç ka humbur autoritetin tek serbët në Kosovë

Mos i humb

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, kryetarja e Lëvizjes Europiane të serbëve nga Kosova, Rada Trajkovië mendon se presidenti Vuçiç ka humbur autoritetin tek serbët në Kosovë dhe se ndarja e Kosovës do të ishte zgjidhja më e keqe.

Trajkoviç në një intervistë për “FoNet”, ka vlerësuar se, gjatë arrestimit të fundit të Marko Gjuriçit në Mitrovicë dhe dëbimit të tij nga Kosova, është përdorur forcë e tepruar, por se “populli nuk e ka të qartë se çfarë ka ndodhur”.

“Serbët janë të frikësuar, panë se dikush po rrihej, se hynë në sallë, dhe si tërhiqet përfaqësuesi i shtetit serb në rrugët e Prishtinës, sikur e linçonin”, shpjegoi Trajkoviç, duke theksuar se qëllimi ishte “të antagonizohen më tej serbët dhe shqiptarët në Kosovë dhe të inkurajohet urrejtja ndaj Serbisë”, përcjell tg.

Ajo mendon se “kohët e fundit shumë gjëra për Kosovën po negociohen prapa skenave dhe se është e pabesueshme se edhe rasti në Mitrovicë të mos jetë ashtu”.

E pyetur se kush po bën marrëveshje të tilla, Trajkoviç tha “presidenti Vuçiq dhe zoti Hashim Thaçi”, për dallim që sipas saj “ndërhyrjen e fundit e kanë organizuar Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi”.

“Strukturat policore që kryen këtë aksion janë nën kontrollin e drejtpërdrejt të Presidentit të Kosovës”, pohon Trajkoviç, por shton se Ramush Haradinaj ishte kundër tij.

“Beogradit i konvenon, sepse i është dhënë premtimi (Angela) Merkelit se së shpejti do të dalë me një marrëveshje të ligjshme, të cilën opinioni publik në Serbi nuk e pranon”, shpjegoi Trajkoviç.

“Në anën tjetër, Thaçit i konvenon, sepse Gjykata Speciale fillon të funksionojë”, kujtoi Trajkoviç dhe ka vlerësuar se “ai duke krijuar situata të jashtëzakonshme, pengon rrjedhjen e ligjshmërisë”.

Trajkoviç mendon se deputetët Listës Serbe nuk do të dalin nga Qeveria e Kosovës për shkak se “Haradinaj, nga dëshira që të mbijetojë në pushtet, tashmë është duke negociuar me serbët e tjerë, që do t’i merrnin vendet e tyre, e ata nuk do të largohen”.

Kur u pyet për aksionin policor në Mitrovicë, Trajkoviç ajo tha se për këtë mendon pragmatikisht.

“Marrëveshja e Brukselit u nënshkrua, integrimi u pranua, delegatët dhe deputetët serbë u zgjodhën sipas ligjeve të Kosovës, ata duhet ta respektojnë Kushtetutën”, tha Trajkoviç dhe deklaroi se nuk mund të veprojnë përtej asaj që është nënshkruar.

Ajo “ka frikë” se veprimi i ardhshëm i Prishtinës mund të jetë marrja e Gazivodës dhe rikujton se “për çështjen e energjetikës nuk është arritur marrëveshje në Bruksel, por nëse shihet institucionalisht, ai është territor i Kosovës”.

Trajkoviç tërheq vërejtjen se ndarja e Kosovës do të ishte zgjidhja më e keqe, që do të thoshte destabilizim i rajonit dhe sigurisht edhe Serbisë.

Paralajmërimin e udhëheqësve të serbëve të Kosovës, që nga 20 prilli, do të nisin themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, pa Prishtinën, Trajkoviç e krahason këtë me rastin “Krainën Serbe” në Kroaci, e që do të përfundonte si atje./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit