Transportonin 5 klandestinë drejt Tiranës, pranga 2 të rinjve në Gjirokastër, sekuestrohen automjetet, celularët dhe 870 euro

Mos i humb

Dy të rinj të moshave 18 dhe 9 vjeçare janë arrestuar në Gjirokastër pasi po transportonin 5 klandestinë drejt Tiranës.

Të rinjtë nga Kamza e Kruja janë kapur në vendin e quajtur ‘’Kthesa e Jorgucatit’’ pasi me mjetet ‘’Audi’’ dhe ‘’Mercedes’’ po transportonin klandestinët.

Bashkë me mjetet janë sekuestruar edhe 2 aparate celularë si dhe 870 euro.

NJOFTIMI NGA POLICIA
Gjirokastër

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Muzgu 2”.

Operacioni nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Shërbimet e FRONTEX-it, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

U kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 2 automjete, 2 aparate celularë dhe 870 euro.

Seksioni i Hetimit të Trafiqeve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Muzgu 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. T., 19 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë dhe S. L., 18 vjeç, banues në Krujë.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe shërbimet e FRONTEX-it, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore se përgjatë aksit rrugor Kakavijë-Gjirokastër, me dy mjete do të transportoheshin emigrantë të paligjshëm, kanë organizuar punën dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e mjeteve dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve E. T. dhe S. L, të cilët, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, në afërsi të vendin e quajtur “Kthesa e Jorgucatit”, u kapën duke transportuar 5 shtetas të huaj në drejtim të Tiranës, me mjetet autoveturë tip “Audi A3” dhe “Mercedes Benz”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy automjetet, 2 aparate celularë dhe 870 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fpoliciashtetitshqiptar%2Fvideos%2F2918159031803782%2F&show_text=false&width=476
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit