Transportonte emigrantë për 250 euro secili, arrestohet në Kakavijë 23-vjeçari nga Bangladeshi

Mos i humb

Një i ri nga Bangladeshi është arrestuar sot pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.

Sipas burimeve zyrtare ndalimi i tij u bë pasi, në vijim të operacionit “Muzgu”, nga hetimet e kryera ka rezultuar se në bashkëpunim me persona të tjerë kanë transportuar në periudha të ndryshme emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta.

23-vjeçari i kalonte emigrantët nga kufiri i gjelbër me Greqinë në qytetin e Gjirokastrës dhe më pas në drejtim të Tiranës, kundrejt shumës 250 euro për person.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit