Transportonte shtetas sirianë në Shqipëri, 1 i arrestuar

Mos i humb

Policia e Gjirokastrës në Shqipëri ka arrestuar një person, i cili transportonte pesë shtetas sirianë me destinacion Malin e Zi.

Në një njoftim nga Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër thuhet se është arrestuar shtetasi R.Th., 29 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit”.

“Ky shtetas është kapur në flagrancë në hyrje të qytetit të Tepelenës, duke transportuar me automjetin e tij në drejtim të Shkodrës me destinacion Malin e Zi dhe më pas një nga vendet e Bashkimit Evropian (BE) pesë shtetas të huaj sirianë, kundrejt fitimit”, theksohet në njoftim.

Kujtojmë se disa ditë më parë në Shqipëri u arrestuan pesë persona, shtetas shqiptarë, gjatë tentativës për të kaluar shtetas sirianë jashtë kufirit të vendit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit