Giresun
GÜLTEKİN YETGİN
Travetat Göksu të cilat janë planifikuar të zhvillohen me një projekt të ri bashkë me travetat Kuzalan të formuara nga ujërat minerale në qytetin Giresun të Turqisë, do të rrisin vlerat e turizmit në rajon.
Me zhvillimin e turizmi për travetat të cilat ndodhen në rajonin Dereli dhe të cilat nga qytetarët emërohen si “guri i bardhë” synohet që ato të bëhen si një markë në turizëm.
I vendosur në një sipërfaqe prej 1.800 metrash në Parkun e Natyror Kuzalan, i cili ka një sipërfaqe prej rreth 500 hektarësh, grupi i travertave i befason vizitorët për shakun se ai ndodhet i fshehur brenda në pyll.
Travetat e Giresunit do t’i shtojnë vlerë turizmit në vend
Travetat e Giresunit do t’i shtojnë vlerë turizmit në vend
Vëmendje të madhe tërheqin edhe travetat Göksu që ndodhen në një largësi rreth 4 kilometra nga parku natyror. Administrata speciale rajonale e Giresunit ka përgatitur projektin “Travetat Göksu” me qëllim që edhe këto traveta t’i shërbejnë turizmit.
Me projektin në fjalë me një kosto prej rreth 176 mijë dollarë do të formohen vaska të ngjashme me ato në Pamukkale.
Parashikohet që projekti të përfundojë brenda dy vitesh
Guvernatori i qytetit Giresun Harun Sarıfakıoğulları tha se travetat Göksu dhe Kuzalan janë një vlerë shumë e rëndësishme të cilat janë formuar nga uji mineral në rajon.
“Tek travetat Göksu do të formojmë rreth 30 vaska të vogla dhe të mëdha. Këtë do ta realizojmë pa prishur strukturën origjinale dhe natyrën. Në qytet do të kemi një destinacion të dytë të travetave me punimet që do të zhvillojmë në Göksu”, tha Sarıfakıoğulları, duke shtuar se brenda parkut natyror Kuzalan ndodhen shumë traveta.
“Punimet lidhur me projektin që mbështetet nga Agjencia për Zhvillim e Detit të Zi Lindor do të fillojnë në një kohë të afërt dhe projekti i planifikuar që të përfundojë brenda dy vitesh dhe do të sigurojë një kontribut të rëndësishëm për turizmin e rajonit”, tha Sarıfakıoğulları.
Ai tha se vizitorët do të kenë mundësi të shohin ujëvaren Kuzalan, travetat Mavigöl, Kuzalan dhe Göksu si dhe rrafshnaltat në rajon.
“Në një afat kohor prej një ore vizitorët do të kenë mundësi të shohin katër destinacione kryesore. Nëse llogarisim që do të kalojnë nga një orë këtu ata do të arrijnë edhe mundësinë për të njohur qytetin Giresun më nga afër. Qyteti Giresun është pretendues për turizmin e travetave. Brenda parkut natyror Kuzalan ndodhen shumë traveta. Vizitorët do gjejnë mundësinë që travetat t’i shohin brenda ekosistemit pyjor dhe atij lumor. Jemi në pritje të mirëpresim vizitorët tanë brenda një bukurie unike natyrore”, tha Sarıfakıoğulları.
Ndërsa lektori i Fakultetit të Turizmit në Universitetin Giresun, Dr. Mehmet Şimşek, pasi ka shëtitur travetat në parkun natyral Kuzalan tha se formimi i travetave natyrore është interesnate.
Sipas tij, traveta ka në disa vende në botë. “Një nga më të rëndësishmet është Pamukkale, por këto këtu mund të konsiderohen si një mini Pamukkale. Sigurisht që edhe këto vende këtu duhet të ruhen, sepse janë të mrekullueshme”, tha Şimşek.


