Tre pyetje pyete fëmijën tënd çdo ditë para gjumit:
Ç’farë të gëzoi sot?
Ç’farë të mërziti sot?
Ç’farë gjëje të re mësove sot?
Kjo bisedë e ndihmon fëmijën që të hapë zemrën ty, duke të treguar si e kaloi ditën e tij, ndërsa ti vetëm dëgjoje në heshtje.
Shfaqjen e gëzimit kur tregon për çka atë e ka gëzuar dhe shfaqjen e mërzitjes kur tregon për çka e ka mërzitur, dhe ndjenja e krenarisë kur të tregon për ato gjëra që i ka mësuar gjatë ditës së tij.
Kjo bisedë do tu bëjë dobi fëmijëve nga disa anë: Do të mësojë si të sillet me të tjerët në mënyrë pozitive.
Do të ndihmojë ty, të mësosh çka ka kaluar fëmija yt gjatë ditës.
Do të ja shtosh dashurinë e të mësuarit dhe do ta nxisësh që çdo ditë të mësojë diçka të re.
Do t’i mësosh fëmijës tënd mënyrën e shprehjes së ndjenjave dhe mendimeve të tij në mënyrë të bukur.
Rast i përshtatshëm për ti mësuar fëmijës obligimin e falënderimit ndaj Zotit të Lartësuar për të mirat që na ka dhënë dhe na gëzojnë çdo ditë, gjithashtu e mësojmë si t’i lutemi Atij me përkushtim që të na ruajë dhe të largojë prej nesh çdo gjë që na mërzit.
Përktheu: F.Gurra.