“Tregojini botës se po vuajmë”, të mbijetuarit e ciklonit kërkojnë ndihmë

Mos i humb

Katastrofa natyrore që përfshiu Mozambikun, Malaëin dhe Zimbabvenë ka lënë mijëra persona pa ushqim, strehim e veshje.

Të mbijetuarit e ciklonit Idai në qytetin Beira po kërkojnë ndihmë nga e gjithë bota duke treguar se po vuajnë.

Deri tani, bilanci i viktimave ka arritur në 300, por mund të jetë shumë më i lartë.

Ata që mbijetuan nga fatkeqësia kanë mbajtur zi për humbjen e të afërmve të tyre dhe janë munduar të shpëtojnë gjërat e tyre. Ata janë të dëshpëruar për ushqim, strehim dhe veshje, raporton gazetari i BBC, Pumza Fihlani nga Beira.

“Unë nuk kam asgjë, kam humbur gjithçka, nuk kam as ushqim, as batanije. Kemi nevojë për ndihmë”, tha një grua.

Agjencitë e ndihmave kanë reaguar dhe po përpiqen të arrijnë tek ata që janë ende të bllokuar në të gjithë rajonin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit