Treni, Gjuriçi, gylenistët…kur krerët e Kosovës vrapojnë për të marrë meritat

Mos i humb

Nga Blendi Gashi

Krerët e Kosovës çdo ditë e më shumë po tregojnë fytyrën e vërtetë se janë në krye të shtetit për të marrë privilegjet dhe meritat për çështje të caktuara për çka shtyhen fort me bërryla mes vete, por kur bëhet fjalë për marrjen e përgjegjësive ata heshtin dhe bëjnë të paditurin.

Përmes këtij shkrimi do merren tre raste që janë krejtësisht të kundërta me njëra-tjetrën, ajo e ndaljes së trenit ilegal serb, dhe së fundmi arrestimi i Marko Gjuriçit dhe gjashtë gylenistëve, ku nga deklarimet e krerëve tregohet se ju intereson karriera politike e jo shteti.

Ndalja e trenit ilegal serb…

Një debat i ashpër u bë në janar të 2017-tës kur një tren serb nuk u lejua të hyjë në Veri të Kosovës.

Politika kosovare u përplas për të marrë meritat se kush e ndali.

Si zakonisht Thaçi vrapoi i pari për të marrë meritat ku në një emision televiziv tha se po të mos kërkonte ndalimin e trenit nga Beogradi, ai do të hynte në Mitrovicë.

Por atë kohë kryeminsitri Isa Mustafa ju kundërpërgjigj Thaçit duke thënë se “trenin ilegal nuk e ndalën individët por institucionet e vendit me përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë”.

Arrestimi i Gjuriçit…

Edhe për arrestimin e drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, politikanët vrapuan të merrnin meritat dhe të shtyhen se kush e dha urdhrin.

Ndërsa opozita thotë se për këtë aksion nuk ishte në dijeni kryeministri Ramush Haradinaj dhe se urdhri u dha nga dyshja Thaçi-Shpend Maxhuni (drejtor i policisë), vet kryeministri ka deklaruar se edhe ai ka qenë pjesë e urdhrit për këtë aksion.

Në anën tjetër pas shkarkimit të minitrit të Brendshëm, Flamur Sefaj, zyrtarë të AKR-së së Behgjet Pacollit ja kanë mveshur Sefajt meritat duke thënë se “u shkarkua ministri që arrestoi Gjuriçin”.

Arrestimi i gjashtë gylenistëve…

Për dallim nga dy rastet e lartcekura ku politikanët vrapojnë për të marrë meritat, në rastin e arrestimit të gjashtë gylenistëve ata kanë hequr gjithë përgjegjësinë nga vetja, duke thënë njëzëri se nuk kanë qenë të informuar

Presidenti Thaçi ka deklaruar: “Unë jam i informuar nga organet kompetente pas ngjarjes se gjashtë shtetas janë deportuar sot në Turqi me arsyetimin se nuk kanë pasur leje qëndrimi në Kosovë”.

Kryeministri Haradaij: “Nuk kam qenë fare në dijeni, do të marr masa”.

Kryekuvendari Kadri Veseli: “Kam qenë vonë i njoftuar nga familjet. Shkova ne aeroport per t’i liruar por nuk i gjeta aty sepse veq i kishin deportuar”

Pavarësisht këtyre deklaratave është pak e besueshme që tashmë ish-drejtori i Brendshëm dhe ish-kryespiuni Driton Gashi, të kenë vepruar kokë me vete pa njoftuar krerët e vendit për kapjen e gylenistëve. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit