Tribunali i Hagës kërkon arrestimin e presidentit sudanez

Mos i humb

 

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) kërkoi arrestimin e presidentit sudanez, Omar al-Bashir, i cili akuzohet për krime lufte gjatë konfliktit në Darfur.

Prokurorja e Tribunalit Ndërkombëtar, Fatou Bensouda, në adresimin e mbrëmshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në New York i bëri thirrje institucionit më të lartë ekzekutiv të OKB-së që të marrë hapa konkrete për arrestimin e presidentit Al-Bashir.

“Kemi nevojë për mbështetjen e Këshillit të Sigurimit, nëse dëshirojmë të arrimë drejtësi për viktimat e Darfurit dhe t’u mundësojmë ndërtimin e një të ardhme më të mirë”, ka thënë Bensouda.

Bensouda akuzoi autoritetet e Sudanit, Çadit, dhe Ugandës për mos bashkëpunim me GJNP-në. Ajo akuzoi Jordaninë se nuk ka respektuar obligimet ndërkombëtare, ku vitin e kaluar nuk e arrestoi dhe t’ia dorëzojë Tribunalit al-Bashir gjatë samiti arab në Aman.

Përfaqësuesit e Etiopisë dhe Kuvajtit kritikuan prokuroren për akuzat e drejtuara në llogari të disa vendeve dhe porositën që e drejta ndërkombëtare të mos përdoret për qëllime politike.

Nga ana tjetër, SHBA dhe Holanda mbështetën prokuroren dhe ftuan të gjitha vendet të bashkëpunojnë me Tribunalin dhe të arrestojnë al-Bashir nëse kalon në territorin e tyre.

Al-Bashir në mars të vitit 2009 nga Tribunali u akuzua për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte gjatë konfliktit bë Darfur. Ai mohoi akuzat dhe tha se Tribunali nuk është kompetent për këtë rast dhe se paraqet një vegël të kolonizatorëve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit