Tritoli në banesën e Dukës, 34-vjeçari i arrestuar me shenja djegie në dorë

Mos i humb

DURRËS– 34-vjeçari A H, i arrestuar si autori i vendosjes së tritolit në banesën e kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, rezulton me një djegie në dorën djathtë.

Sipas burimeve dyshimet janë se Hasanaj është djegur gjatë ndezjes së fitilit në momentin para se të hidhte kallëpin e tritolit në portën e jashtme të oborrit të Dukës mbrëmjen 24 janarit në Durrës.

Mësohet se një ekspert i mjekësisë ligjore nga Tirana ka mbërritur në dhomat e paraburgimit ku ka marrë analizat nëse ka gjurmë baruti në dorën e djathtë të Hasanajt.

Hasanaj u arrestua një ditë pas ngjarjes, pas identifikimit përmes kamerave të sigurisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit