Tronditet sërish Kabuli, 3 të vrarë dhe dhjetra të plagosur nga shpërthimi

Mos i humb

Të paktën 3 të vdekur dhe 79 të plagosur, kanë mbetur si pasojë e një shpërthimi kamikaz në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Shpërthimi ka ndodhur pranë godinës së \ministrisë së Brendshme, që ndodhet në të njëjtën zonë me zyrat e Bashkimit Europian dhe Këshillit të Lartë për Paqen.

Ky akt u mor përsipër nga talebanët, ndërsa thuhet se për të fshehur bombën vetëvrasëse u përdor një autoambulancë .

Dëshmitarët thanë se zona ishte e tejmbushur me njerëz në momentin e shpërthimit, ndërsa qyteti u pllakos nga re të zeza tymi.

Vetëm 1 javë më parë, militantët talebanë vranë 22 persona në një tjetër shpërthim, në një hotel luksoz të Kabulit./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit