Tropojë/ U kap me armë dhe me më shumë se 10 mijë euro, pranga 29-vjeçarit

Mos i humb

Një person që qarkullonte me armë zjarri pistoletë dhe një shumë të konsiderueshme në euro me vete, është prangosur nga Policia e Tropojës.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Babinë, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje, si dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas po qarkullonte me armë zjarri me vete, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Babina”.

Si rezultat i operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Q., 29 vjeç, banues në Babinë, Tropojë.

Në një lokal në qytetin e Barjam Currit, gjatë kontrollit të ushtruar, në çantën e dorës së shtetasit A. Q. shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri tip pistoletë, një karikator me 6 fishekë dhe 10180 euro.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Babinë, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe një tjetër armë zjarri kallashnikov me 28 fishekë, ndërsa në afërsi të banesës u gjet një sasi prej 2.9 kg lëndë e dyshuar cannabis sativa.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen e dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit