Trump: Amerika e para. Por shefja e FMN-së kritikon reformat tatimore

Mos i humb

Presidenti amerikan, Donald Trump, u kthye mbrëmjen e së premtes në Uashington dhe gazetarëve që e prisnin atje u tha se pjesëmarrja e tij në Forumin Botëror Ekonomik, në Davos të Zvicrës, ishte “një udhëtim shumë, shumë i sukesshëm”.

“Plot njerëz nga Davosi po investojnë në Shtetet e Bashkuara”, u shpreh ai. Në fjalimin e vet në forum, shefi i Shtëpisë së Bardhë ju tha përfaqësuesve të elitës së biznesit global se slogani “Amerika e para”, nuk do të thotë se dëshiron një SHBA izolacioniste. “Si president i Shteteve të Bashkuara, unë gjithnjë do ta vë Amerikën në krye”, tha Trump, duke shtuar se ashtu duhet të bëjnë edhe liderët e vendeve të tjera.

“Por, Amerika e para nuk do të thotë Amerika e vetme. Kur Shtetet e Bashkuara rriten, rritet edhe bota”, u shpreh ai. Megjithatë, shefja e FMN-së Christine Lagarde ia preu hovin e përzemërsisë, duke i përshkruar reformat tatimore të Trumpit si një nga tre faktorët që mund të sjellin destabilizimin e rimëkëmbjes ekonomike të globit, veçanërisht duke pasur parasysh lëvizjet në tregjet e aksioneve vitin e kaluar.

Reforma të tilla në SHBA, mund të kenë efekte pozitive në një periudhë afatshkurtër, deklaroi Lagarde, por ato mund të çojnë drejt rreziqesh serioze. “Kjo ka ndikim në cënueshmërinë financiare, veçanërisht duke pasur parasysh çmimet e larta të aseteve, që shohim në mbarë botën dhe financimin e lehtë që është ende i mundshëm”, u shpreh më tej.

Komentet e saj, shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar i bëri në Davos, pas pohimeve të Trumpit se nisma e tij tatimore kishte krijuar “një ujëvarë të madhe e të bukur” të rritjes së pagave për punëtorët amerikanë, që lidhet me shkurtimin e taksave./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit