Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, porositi se është i gatshëm të ndihmojë nëse Irani kërkon ndihmë në luftën kundër pandemisë COVID-19.
Trump në një konferencë të Shtëpisë së Bardhë tha se SHBA po bëjnë hapa të rinj në luftën kundër përhapjes së koronavirusit, duke shtuar se është afër arritjes së një marrëveshje me demokratët për një pako ndihme prej 450 miliardë dollarësh për bizneset e vogla dhe spitalet në periferi.
Duke iu përgjigjur kritikave se nuk ka mjaft sete testimi ndaj koronavirusit në SHBA, Trump mori një test nga xhepi i tij gjatë konferencës dhe, duke e krahasuar atë me një shkop pastrimi të veshëve, tha se prodhimi i tij nuk ishte aq i komplikuar sa prodhimi i respiratorit.
Ai hodhi poshtë kritikat dhe porositi se tashmë ka nisur procesi i prodhimit të më shumë se 20 milionë testeve.
Në pyetjen nëse ka menduar për ofrimin e ndihmës ndaj Iranit që është një nga vendet më të goditura nga pandemia, Trump tha se është i gatshëm për një gjë të tillë.
“Dëshiroj ta ndihmoj Iranin nëse kjo ndihmë i nevojitet dhe nëse e kërkon. Pandemia e goditi fort Iranin, por shifrat e publikuara nga autoritetet iraniane nuk janë të sakta. Sigurisht, ne do t’u dërgonim atyre ndihmë dhe respiratorë nëse kanë nevojë për to”, tha Trump.
Trump komentoi edhe protestat që gjatë fundjavës së kaluar u mbajtën në disa shtete federale me kërkesë të heqjes së masave të vendosura në kulmin kundër përhapjes së koronavirusit dhe porositi se çdo qytetar ka të drejtë të protestojë.
“Në disa shtete me të vërtetë është tepruar me këto masa”, tha Trump.


