Trump falënderon Korenë e Veriut për “mbylljen e poligonit bërthamor”

Mos i humb

 

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka falënderuar regjimin e Koresë së Veriut për njoftimin se do të mbyllë kompleksin për testet bërthamore në verilindje të vendit.

“Koreja e Veriut bëri të ditur se në prag të samitit të madh të planifikuar për më 12 qershor, që këtë muaj do të mbyllë poligonin bërthamor. I falënderoj, ky është një gjest i mençur dhe elegant”, shkroi Trump në Twitter.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, këtë javë vizitoi Phenianin ku arriti një marrëveshje për lirimin e tre shtetasve amerikanë që mbaheshin të burgosur në Kore të Veriut.

Gjatë qëndrimit atje, Pompeo caktoi një datë përfundimtare për takimin e Trumpit me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, që do të mbahet në Singapor më 12 qershor.

Koreja e Veriut njoftoi të shtunën se në periudhën 23 -25 maj, do të shkatërrojë kompleksin e testeve bërthamore në verilindje të vendit.

Në kumtesë thuhet se mbyllja e këtij kompleksi mund të ndiqet nga afër nga gazetarët nga SHBA-të, Koreja e Jugut, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar./RTv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit