Trump humbi jo vetëm zgjedhjet, por edhe… ndjekësit!

Mos i humb

Javë pasi humbi zgjedhjet, presidenti amerikan në largim, Donald Trump tani po humbet edhe ndjekësit në Twitter nga dita në ditë, sipas “Newsweek”.

Më shumë se 46 000 ish-ndjekës të presidentit thuhet se kanë ndaluar marrjen e tweet-eve të tij që nga e diela.

Por, presidenti ka ende gati 89 milionë ndjekës, edhe pse humbi 10 000 lexues dje.

“Newsweek” vuri në dukje se ndjekja e Twitter e Trump ra me 12 476 ndjekës të martën dhe me gati 6 000 më shumë të hënën. Të dielën, ai humbi 19 164 ndjekës.

Trump mund të ndalohet nga Twitter më 20 janar, pasi të mos jetë më një kryetar shteti.

Twitter shtoi se presidenti i zgjedhur, Joe Biden ka fituar 130 000 ndjekës dje, megjithëse audienca e tij totale në Twitter, me më pak se 19 milionë njerëz, zbehet në krahasim me atë Trump, një mjeshtër i provuar i medias.

Ish-presidenti Barack Obama ka më shumë se 126 milionë ndjekës në Twitter duke e bërë atë figurën më të popullarizuar të platformës së mediave sociale.
Këngëtarët Justin Bieber dhe Katy Perry janë të vetmit njerëz të tjerë në Twitter me më shumë se 100 milionë ndjekës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit