Pas kërcënimeve të liderit verikorean Kim Jong-un se në tavolinë ka një buton për armët bërthamore, këtij të fundit i është përgjigjur presidenti amerikan Donald Trump duke thënë se “butoni im është më i madh dhe më i fuqishëm”.
“Kim Jong Un ka deklaruar se butoni i armëve bërthamore është gjithmonë në tavolinën e tij. Dikush nga regjimi i tij të zbrazur dhe që ka probleme me urinë t’i tregojë atij se edhe unë kam një buton të armëve bërthamore!. Madje, butoni im është shumë më i madh dhe më i fuqishëm se i tij dhe mbi të gjitha është funksional”, deklaroi Trump nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter duke vendosur në objektiv liderin e Koresë së Veriut.
Lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un në një fjalim me rastin e Vitit të Ri duke vënë theksin se vendi i tij nuk do të heqë dorë nga programi bërthamor dhe raketor tha se në tavolinën e tij gjithmonë ndodhet “një buton i armëve bërthamore”.
Sipas agjencisë kombëtare të lajmeve të Koresë së Jugut, Yonhap, lideri verikorean Kim në fjalimin e mbajtur për Vitin e Ri në televizionin shtetëror pretendon se SHBA ndodhet brenda rrezes së goditjes bërthamore të Koresë së Veriut.
Presidenti Trump më 20 nëntor 2017 deklaroi se Korenë e Veriut do ta llogarisë si “shtet që mbështet terrorizmin”.
Pas kësaj deklarate SHBA-të më 21 nëntor për të kufizuar aktivitetet tregtare të Phenianit vendosi sanksione ndaj një presoni, 13 kompanive dhe rreth 20 anijeve.


