Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, më 10 prill do të pres në një takim në Shtëpinë e Bardhë emirin e Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani.
Një një njoftim të zyrës Ovale thuhet se në takimin e paralajmëruar do të bisedohet për forcimin e raporteve mes dy vendeve, por edhe për hapat të cilat duhet të ndërmerren drejt përforcimit të prioriteteve të cilat kanë për bazë sigurinë dhe ekonominë.
Kohë më parë, Trump realizoi një takim me trashëgimtarin e fronit në Arabinë Saudite, Mohammad Bin Salman Al Saud, që u vlerësua si një përafrim me Rijadin në kontekstin e qasjes që ka ky shtet në politikën e Lindjes së Afërt.
Analistët thonë se takimi midis presidentit të SHBA-ve dhe emirit të Katarit mund të reflektojë mbi politikën amerikane ndaj shteteve të Gjirit, por edhe mbi krizën në Siri.


