Trump merr vendim për zvogëlimin e dy parqeve kombëtare në Utah

Mos i humb

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, ka ndërmarrë hapa për të hapur për përdorim disa prona publike në shtetin Utah.

Trump, në kuadër të vizitës së tij në Salt Lake City, firmosi vendimet për zvogëlimin e parqeve “Bears Ears (Veshët e Ariut)” dhe “Grand Staircase-Escalante (Shkallët e Mëdha)”, të cilat zënë një hapësirë prej mijëra kilometra katrorësh në Utah.

Gjatë fjalimit të tij pas firmosjes së vendimeve, Trump tha se “Pronat publike përsëri do të jenë në përdorim të publikut”.

Presidenti Trump njoftoi se sipërfaqja prej pesë mijë kilometrash e Parkut “Veshët e Ariut” do të zvogëlohet për 85 për qind, kurse ajo e Parkut Shkallët e Mëdha, e cila zë më shumë se shtatë mijë kilometra katrorë, do të zvogëlohet për 50 për qind./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit