Trump miraton paketën e buxhetit prej 1.3 trilionë dollarësh

Mos i humb

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pasi kërcënoi me veto, me një ceremoni të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë ka nënshkruar paketën e buxhetit prej 1.3 trilion dollarësh, i cili u miratua nga Kongresi Amerikan në orat e vona të natës.

Duke theksuar se ka shumë gjëra që nuk i pëlqejnë tek buxheti, Trump tha se është “një situatë absurde” fakti se kjo nuk mund të lexohej e gjitha nga askush, për shkak të përgatitjes së buxhetit prej 2 mijë e 200 faqesh vetëm disa orë më parë.

Trump poashtu ka theksuar se për shpenzimet ushtarake është ndarë një vlerë prej më shumë se 60 miliardë dollarësh në krahasim me vitin e kaluar dhe më tej ka shtuar se, “E kam nënshkruar këtë paketë të shpenzimeve të buxhetit për shkak të sigurisë kombëtare”.

– “Unë kurrë nuk nënshkruaj një buxhet të tillë përsëri”

Trump ka kritikuar se buxheti nuk përfshin asnjë nen në lidhje me Programin DACA për mbrojtjen e fëmijëve që kanë ardhur ilegalisht në moshë të vogël në SHBA dhe ka mbrojtur idenë e tij se demokratët nuk i mbrojnë emigrantët.

Pasi ka theksuar se kjo është hera e parë dhe e fundit që nënshkruan një projekt-ligj të tillë ndaj të cilit ka shqetësime për emigracionin dhe sigurinë e kufirit, Trump tha se, “Po i shprehem Kongresit se një projekt-ligj të tillë kurrë më nuk e nënshkruaj. Këtë nuk e përsëris më”.

Qeveria federale amerikane në orët e mesnatës shpëtoi nga mbyllja e saj, pasi Trump e nënshkroi buxhetin pavarësisht kërcënimeve të tij për veto.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit