Trump mirëpret takimin me liderin verikorean Kim Jong-un

Mos i humb

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump ka thënë se ekziston një mundësi e madhe që lideri i Koresë së Veriut Kim Jong-un të bëjë gjënë e duhur kur është fjala për popullin e tij dhe njerëzimin.

Trump në rrjetin social Twitter ka shkruar se mbrëmë ka marrë një mesazh nga homologu kinez Xi Jinping, i cili i kishte shkruar se takimi me Kim Jong-un ka kaluar mirë dhe se lideri i Koresë së Veriut mirëpret takimin me presidentin e SHBA-së.

Presidenti amerikan ka thënë se për shumë vite dhe nën drejtimin e shumë administratave, njerëzit nuk kanë besuar shumë në mundësinë e denuklearizimit të Gadishullit Korean dhe të paqes.

“Tani ekziston një mundësi e madhe se Kim Jong-un do të bëjë gjënë e duhur për popullin e tij dhe mbarë njerëzimin. Mirëpres takimin tonë”, ka shkruar Trump.

Ai shtoi gjithashtu se “për fat të keq, është e nevojshme, pavarësisht nga çmimi, të vazhdojnë sanksionet maksimale dhe presioni”.

Pritet që në fund të prillit Kim Jong-un të takojë presidentin e Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe në maj me presidentin amerikan Trump./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit