Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani nuk është ende gati për të arritur atë që ai e cilëson si “marrëveshjen e duhur”, ndërsa tensionet mes Washingtonit dhe Teheranit mbeten të larta.
Duke folur me gazetarët të premten, Trump tha se Irani do të dëshironte të arrinte një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, por sipas tij nuk është ende i gatshëm të pranojë kushtet e nevojshme.
“Ata do të donin shumë të bënin një marrëveshje, por, sipas mendimit tim, nuk janë gati të bëjnë marrëveshjen e duhur”, deklaroi Trump.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë “kontroll të plotë” mbi zonën përreth Ngushticës së Hormuzit, duke përfshirë edhe zonat tokësore pranë saj.
Trump theksoi se Washingtoni po monitoron nga afër zhvillimet dhe lëvizjet e Iranit, ndërsa la të hapura opsionet amerikane në rajon.


