Trump pezullon ndihmat e ndara për rajonet nën kontrollin e YPG/PKK-së

Mos i humb

Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë udhëzim deri tek Departamenti Amerikan i Shtetit për pezullimin e ndihmave prej 200 milionë dollarësh, të ndara për rindërtimin e rajoneve të kontrolluara nga organizata terroriste YPG/PKK në Siri, me mbështetjen e koalicionit ndërkombëtar kundër DEASH-it nën kryesimin e SHBA-ve.

Zyrtarët amerikanë në një deklaratë për gazetën “Wall Street Journal” pretendojnë se Shtëpia e Bardhë është duke shqyrtuar rolin e ardshëm të SHBA-ve në Siri. Zyrtarët thonë se në këtë proces të shqyrtimit është pezulluar ndihma prej 200 milionë dollarësh e cila planifikohej të realizohej për stabilitetin e hapësirave në Siri ku koalicioni ka kryer operacione.

Sipas kësaj gazete, zyrtarët thonë se Shtëpia e Bardhë udhëzimin në fjalë e ka dhënë “Paralelisht me deklaratën e Trumpit gjatë ditës së enjte se ushtria amerikane do të tërhiqet nga Siria”.

Zyrtarët po ashtu pretendojnë se Trump ka kërkuar ndalimin e fondit në fjalë pas lajmeve se Departamenti Amerikan i Shtetit ka ndarë 200 milionë dollarë shtesë për rindërtimin e Sirisë.

Gazeta po ashtu pretendon se lufta kundër DEASH-it në Siri në një rrugë pa dalje gjatë kohëve të fundit ka bërë që Trump të marrë një vendim të tillë.

Premtimi për 200 milionë dollarë fond shtesë ishte dhënë nga ish Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson gjatë takimit të koalicionit anti-DEASH të mbajtur në muajin shkurt në Kuvajt.

Trump në fushatën e mbajtur në provincën Ohio tha se “Nga Siria do të dalim në një ardhme të afërt. Njerëzit e tjerë (në rajon) le të kujdesen tani për të. Ne do t’i japim fund 100 për qind atë që e quajnë ‘kalifat’”.

Pas kësaj deklarate e cila shkaktoi reagime, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert tha se “Nuk kanë njohuri për një plan se SHBA-të do të tërhiqen nga Siria”.

Ndërsa Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagoni) pyetjet për çështjen në fjalë i drejtoi tek Shtëpia e Bardhë duke thënë se nuk e dinë se çfarë saktësisht nënkuptojnë fjalët e Trump-it.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit