Trump pritet të vizitojë Zvicrën, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Davosit

Mos i humb

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sipas të gjitha gjasave do të vijë në Zvicër. Ai planifikon të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror “WEF”, në Davos, shkruan gazeta amerikane “New York Times”.

Kjo gazetë duke dhënë këtë lajm i referohet zëdhënëses së Trumpit, Sarah Huckabee Sanders.

“Trump ndihet i lumtur që në Davos të angazhohet për forcimin e ndërmarrjeve amerikane dhe punëtorëve të tyre”, citohet të ketë thënë ajo.

Megjithatë, presidenti Trump ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në WEF.

Presidenti i fundit amerikan që ka vizituar Zvicrën, ka qenë Bill Clinton. Ai ishte këtu në vitun 2000, po ashtu si pjesëmarrës në Formimiun Ekoniomik të Davosit, WEF./Albinfo.ch/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit