Trump propozon 188 milion dollarë për energjinë në det të hapur

Mos i humb

Administrata e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, ka propozuar 188.8 milion dollarë për buxhetin e vitit fiskal 2021 për të zhvilluar dhe menaxhuar energjinë në det të hapur, bëhet e dtur nga një deklarate e fundit nga Byroja e Menaxhimit të Energjisë së Oqeanit (BOEM),  (AA).

Buxheti përfshin eksplorimin e naftës dhe gazit natyror në det të hapur, zhvillimin në det të hapur të energjisë së rinovueshme, menaxhimin e mineraleve detare dhe analizat e bazuara në shkencë.

“Kërkesa e buxhetit të presidentit Trump për vitin 2021 për Departamentin ka të bëjë me investimet në njerëzit tanë dhe tokat publike dhe ujërat”, tha sekretari i brendshëm, David Bernhardt, në një deklaratë të hënën.

“Ai është i përkushtuar për misionin e konservimit dhe krijimin e aksesit publik për amerikanët që të gëzojnë plotësisht thesaret tona kombëtare dhe peizazhet”, shtoi ai.

Buxheti për vitin fiskal 2021 përfshin përafërsisht 60.5 milionë dollarë për të avancuar aktivitetet e energjisë së naftës dhe gazit dhe 26.5 milion dollarë për të përparuar zhvillimin në det të hapur të energjisë së rinovueshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit