Trump: “Sanksionet më të gjera” deri tani për Korenë e Veriut janë pranë

Mos i humb

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se do të njoftojë listën e sanksioneve më të gjera të zbatuar deri më tani kundër qeverisë së Koresë së Veriut.

Nga Shtëpia e Bardhë janë publikuar për mediat porositë nga fjalimi që Trump do të mbajë në Konferencën e Veprimit Politik Konservator të zhvilluar në Qendrën e Kongresit të Gaylord.

“Sot, njoftoj se do të zbatojmë sanksionet më të gjera kundrejt regjimit të Koresë së Veriut. Departamenti i Thesarit së shpejti do të njoftojë hapa të rinj kundrejt burimeve të të ardhurave nga karburantet dhe të ardhurat e financuara nga programi bërthamor i regjimit, duke vendosur në objektiv 56 anije, kompani të transportit dhe kompani komerciale që ndihmojnë në shpëtimin e Koresë së Veriut nga sanksionet”, pritet që presidenti Trump të theksojë në fjalimin e tij./Rtv islm/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit