Trump sërish me kritika ndaj Twitter-it

Mos i humb

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kritikuar seksionin “në trend” të Twitter-it, duke e cilësuar atë si “të paligjshëm” dhe “shumë të padrejtë”.

“Aq e pështirë të shohësh të ashtuquajturin ‘Trending’ në Twitter, ku shumë trende janë rreth meje, dhe asnjëherë një е mirë”, shkroi Trump të hënën vonë në Twitter.

“Ata kërkojnë gjithçka që mund të gjejnë. E bëjnë atë sa më keq që të jetë e mundur dhe e hedhin në erë atë, duke tentuar ta bëjnë atë trend. Me të vërtetë qesharake, ilegale dhe natyrisht shumë e padrejtë!”, shtoi ai.

Raporti i Trumpit me Twitterin u përkeqësua muajt e fundit pasi platforma e mediave sociale etiketoi twittet e tij me një paralajmërim të kontrollit të fakteve.

Në muajin maj, dy nga postimet e tij për votimin me postë morën paralajmërimin “informacion potencialisht mashtrues”.

Një twitt tjetër në qershor në të cilin ai kërcënoi protestat për George Floyd në Washington u fsheh për “glorifikim të dhunës”.

Trump tentoi ta kthente duke lëshuar një urdhër ekzekutiv për të zhveshur platformat e mediave sociale nga mbrojtja e caktuar ligjore.

Në Twitter, një fjalë, frazë ose temë që përmendet në një shkallë më të madhe se të tjerat thuhet se është një “temë në trend”.

Këto tema bëhen të njohura ose përmes manipulimit ose për shkak të një ngjarjeje që i shtyn njerëzit të flasin për një temë specifike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit