Trump: SHBA ndërpret dhënien e 230 milionë dollarëve për Sirinë

Mos i humb

 

 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump, njoftoi se vendi i tij do të pezullojë dhënien e mjeteve në vlerë prej 230 milionë dollarë në vit për zhvillimin e Sirisë.

“Arabia Saudite dhe vendet tjera të pasura të Lindjes së Mesme do të fillojnë të paguajnë në vend të SHBA-ve. Dëshiroj të zhvillojë SHBA-të, ushtrinë tonë dhe vendet që na ndihmojnë”, shkroi Trump në Twitter.

Paraprakisht, zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert, deklaroi se mjetet në vlerë prej 230 milionë dollarë të premtuara për vendosjen përsëri të stabilitetit në rajonet e çliruara nga DEASH-i në Siri, do të riorientohen në rajone tjera.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit