Trump sulmon FBI-në: Po dëmton Partinë Republikane

Mos i humb

Presidenti amerikan Donald Trump ka akuzuar zyrtarë të lartë se po politizojnë FBI-në dhe hetimet e Departamentit të Drejtësisë për të dëmtuar Partinë e tij Republikane.

“Lidershipi më i lartë dhe hetuesit e FBI-së, dhe ata të Departamentit të Drejtësisë kanë politizuar procesin e shenjtë investigativ”, shkruajti ai në “Twitter”.

Trump pritet të miratojë publikimin e një dokumenti, që sugjeron se FBI-ja ka abuzuar me fuqitë e saj për të mbikëqyrur një nga ndihmësit e fushatës së Trumpit.

Demokratët thonë se dokumenti ka si qëllim devijimin e vëmendjes nga vet Trump. Ata e portretizojnë memon, të porositur nga shefi republikan i Komitetit të Shërbimeve Sekrete së Dhomës së Përfaqësuesve, Devin Nunes, si një përpjekje për të dëmtuar një hetim federal mbi akuzat sipas të cilave drejtuesit e fushatës së Trumpit kanë punuar fshehurazi me Rusinë para zgjedhjeve të vitit 2016.

Sidoqoftë, një tjetër republikan, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan minimizoi pasojat e mundshme të publikimit të memos, mbi hetimin e kryesuar nga prokurori special Robert Mueller.

Ai tha se Kongresi kishte për detyrë të verifikonte nëse fuqitë mbikëqyrëse ishin përdorur në mënyrë korrekte. I miratuar nga Komiteti i Shërbimeve Sekrete në Dhomën e Përfaqësuesve të hënën, dokumenti raportohet se akuzon FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë se kanë keqinformuar një gjykatës në mars të vitit të shkuar, ndërsa përpiqeshin të zgjasnin një mandat mbikëqyrjeje për Carter Page.

Memoja thuhet se argumenton se, FBI-ja dhe Departamenti i Drejtësisë nuk i thanë gjykatësit se disa prej justifikimeve për mandatin bazoheshin në dosierin e shumëdiskutuar mbi Trumpin, të hartuar nga një ish-agjent i zbulimit britanik, dosier që pjesërisht ishte financuar nga fushata e kandidates presidenciale demokrate, Hillary Clinton, për të hedhur baltë mbi Trumpin./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit