“T’ua tregojmë edhe njerëzve, se konspiracionet bëjnë punën e vetë”, Rama: Ja zinxhiri ftohës ku po ruhen vaksinat e Pfizer

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja Manastirliu ka parë sot nga afër depon farmaceutike me standardet e BE të ngritur në QSUT, aty ku është ngritur edhe zinxhiri ftohës i vaksinave.

Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se vaksinat e Pfizer po ruhet në ISHP ku ëhstë edhe zinxhiri ftohës -80 gradë, por ndërkoheë kapacitete ka edhe në QSUT.

“në QSUT kemi kapacitete për 250 mijë doza vaksinash në mënyrë të mëngjëhrshme për t’i ruajtur. Kemi kapacitete edhe për vaksinën Moderna që do vijë, deri në 950 mijë doza mund të ruajmë. Vaksinat e Pfizer ruhen në ISHP deri në 80 gradë”.

Më tej u treguan edhe vaksinat e Pfizer, ku brenda një flakoni u sqarua se kishte 6 doza, “Duhet përdorur 5 orë pasi hapet dhe hollohet”,- tha shefja e ISHP-së, Silva Bino.

“QSUT dhe ISHP – Në depon moderne farmaceutike që kemi ndërtuar për spitalin, sipas standardeve të Bashkimit Europian, ku është ngritur edhe zinxhiri ftohës i vaksinave, si dhe në Institutin e Shëndetit Publik, ku ruhet aktualisht vaksina Pfizer, me magazinën që gjetëm si depo kooperativash në QSUT-në e rrënuar të 7 viteve më parë, sot do ta kishim të pamundur të siguronim ruajtjen e vaksinave ”,- u shpreh kryeministri.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fedirama.al%2Fvideos%2F402587084342227%2F&show_text=false&width=560
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit