Turqi – 3 pjesëtarë të organizatës terroriste PKK vetëdorëzohen pranë forcave turke të sigurisë

Mos i humb

Tre pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK/YPG të arratisur nga veriu i Sirisë u vetëdorëzuan pranë forcave turke të sigurisë.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se në sajë të operacioneve të vendosura të forcave të sigurisë vazhdon shpërbërja e organizatës terroriste PKK.

“Së fundmi edhe 3 terroristë të tjerë të PKK/YPG-së të arratisur nga veriu i Sirisë u vetëdorëzuan në postën kufitare Kiziltepe në nënprefekturën Nusaybin të Mardinit”, thuhet në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë.

Në mes tjerash në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare thuhet se gjatë operacionit të mbështetur nga ajri që u zhvillua në kuadër të operacionit “Kthetra-3” në zonën Haftanin në veri të Irakut u neutralizuan 2 terroristë të PKK-së, të cilët ishin në përgatitje të sulmit.

Ndërkaq gjatë operacionit antiterror të ndërmarrë në kuadër të operacioneve të sigurisë së brendshme në zonën rurale të nënprefekturës Derik të Mardinit u neutralizuan 4 terroristë.

Gjithashtu bëhet e ditur se operacionet në këto zona po vazhdojnë pa ndërprerë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit