Turqi, arrestohen 11 pjesëtarë të dyshuar të DEASH-it

Mos i humb

Njëmbëdhjetë shtetas të huaj të dyshuar si anëtarë të grupit terrorist DEASH u arrestuan të enjten në provincën qendrore Konya të Turqisë, bëjnë të ditur zyrtarë të sigurisë.

Shtetasit irakianë u rrethuan gjatë operacioneve të njëkohshme kundër terrorizmit të nisura anembanë provincës, tha një burim sigurie me kusht anonimiteti.

Të dyshuarit u sollën në një stacion policor për hetim të mëtejshëm, shtoi burimi.

Më shumë se 300 persona kanë humbur jetën në sulmet brutale të DEASH-it në Turqi, ku organizata terroriste ka shënjestruar civilët me bomba, sulme me raketa dhe armë.

Forcat turke të sigurisë janë përfshirë në një fushatë të gjatë për të parandaluar sulmet e DEASH-it./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit