Turqi, arrestohen 12 persona nën dyshimin për lidhje me DEASH-in

Mos i humb

Së paku 12 persona janë arrestuar në qytetin perëndimor turk të Izmirit për shkak të dyshimit se lidhen me organizatën terroriste DEASH.

Hetimin e udhëheq Prokuroria në Izmir, ndërsa policia deri tani arrestoi së paku 12 persona për shkak të dyshimit se janë anëtarë të organizatës terroriste DEASH.

Personat e dyshuar janë arrestuar në Izmir, Boluu dhe Isparta, ku gjatë bastisjeve janë gjetur sende me simbole të DEASH-it, por edhe sasi të konsiderueshme të materialit digjital.

Për personat e arrestuar dyshohet se kanë vepruar me qëllim të rekrutimit të personave në DEASH, sigurimit të mbështetjes financiare për organizatën terroriste, dhe kanë marrë pjesë në organizimin e transferimit ilegal të pjesëtarëve të DEASH-it në rajonin e Turqisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit