Turqi, arrestohen 12 të dyshuar për lidhje me FETO-n

Mos i humb

Së paku 12 të dyshuar u arrestuan për lidhje të dyshuara me organizatën terroriste FETO, grupi që ndodhet pas grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016, theksuan sot autoritetet turke.

Në një deklaratë, drejtoria provinciale e sigurisë në Van tha se të dyshuarit u arrestuan gjatë operacioneve të njëkohshme në provincat Van dhe Hakkari nën koordinimin e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm Publik të Vanit.

Teksa dhjetë të dyshuar u mbajtën në paraburgim, dy u liruan me kusht të kontrollit gjyqësor, thuhet më tej në komunikatë.

FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan tentativën për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016, në të cilën 251 njerëz u martirizuan dhe afër 2.200 u plagosën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit