Prokurorët e Izmirit lëshuan urdhër për arrestimin e 15 të dyshuarve që ishin infiltruar brenda forcave të armatosura, ndërsa forcat e xhandarmërisë filluan operacionet në tetë provinca. Deri më tani, 12 prej tyre janë arrestuar.
Më tej theksohet se të dyshuarit kishin abuzuar në mënyrë sistematike me pjesëtarët e forcave të armatosura që nuk kishin lidhje me grupin terrorist dhe praktikonin veprime provokuese dhe presion në përpjekje për t’i detyruar ata të largohen nga ushtria.
Organizata terroriste FETO dhe udhëheqësi i saj me qendër në SHBA Fetullah Gülen orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur më 15 korrik 2016, në të cilin ranë 251 dëshmorë dhe afro 2.200 të tjerë u plagosën.
FETO qëndron pas një fushate të gjatë për rrëzimin e shtetit përmes infiltrimit në institucionet turke, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.


