![]()
Të paktën 22 persona, përfshirë një grua janë arrestuar në qytetin jugor turk Hatay nën dyshimet për lidhje me organizatën terroriste DEASH.
Efektivët e Xhandarmërisë turke kanë zhvilluar një operacion për arrestimin e personave të lidhur me DEASH-in, që ka të bëjë me personat që kanë ndërmjetësuar në dërgimin e njerëzve në Siri për t’u bashkuar me organizatën terroriste.
Xhandarmëria ka kryer bastisje në të paktën 23 adresa në qytetin turk Hatay dhe ka arrestuar 22 persona, në mesin e të cilëve ka shtetas sirianë si dhe një grua.
Me këtë rast u gjetën dhe sekuestruan sasi të konsiderueshme të materialit dixhital dhe dokumenteve.
Pas hetimit penal, të dyshuarit iu dorëzuan gjykatës kompetente.


