
Policia turke sot arrestoi 35 të dyshuar në mbarë vendin nën dyshimet për lidhje me organizatën terroriste FETO, grupi i cili orkestroi grusht shtetin e mposhtur në vitin 2016, thanë burimet e sigurisë.
Deri më tani janë kapur 35 nga 55 persona kundër të cilëve prokurorët e Ankarasë dhanë urdhër arresti lidhur me infiltrimet e FETO-s në Komandën e Forcave Ajrore të Turqisë, tha burimi i cili kërkoi të mbetet anonim për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për mediat.
Arrestimet u bënë në 24 provinca ndërsa operacionet janë vijim për gjetjen dhe kapjen e të dyshuarve të tjerë.
FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fethullah Gülen, orkestruan përpjekjen për grusht shteti më 15 korrik 2016, gjatë së cilës ranë dëshmorë 251 persona dhe afro 2.200 të tjerë u plagosën.


