Turqi, automjetet e regjistruara rriten për 2.7 për qind në 2017

Mos i humb

Instituti Turk i Statistikave (TurkStat) njoftoi se numri i regjistrimeve të automjeteve në Turqi është rritur për 2.7 për qind në vitin 2017.

Raporti i TurkStat-it bëri të ditur se numri përgjithshëm i automjeteve rrugore të regjistruara në trafik arriti në 22.218.945, duke u rritur me 5.35 për qind çdo vit në 2017-ën, deri në fund të dhjetorit.

Sipas raportit një total prej 1.247.449 automjetesh u regjistruan ndërsa 118.928 automjete u tërhoqën që do të thotë se numri i përgjithshëm i automjeteve rrugore në trafik u rrit me 1.128.521 në vitin 2017.

Rreth 12.035.978 automjete ishin automobila.

“Vjetërsia mesatare e automjeteve të regjistruara në trafik është llogaritur 13.1 vite”, thuhet në raport.

Në dhjetor të vitit 2017, numri i regjistrimeve të automjeteve u rrit me 1.6 për qind ose 103.042 automjete, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar.

Automobilat përbënin numrin më të madh të regjistrimeve të reja, 65.2 për qind, ndërsa kamionët e vegjël, traktorët dhe motoçikletat përfaqësonin përkatësisht 16.5 për qind, 7.3 për qind dhe 7 për qind.

Ende në dhjetor, Volkswagen përbën 14.4 për qind të regjistrimeve të reja, pasuar nga Renault me 13.4 për qind dhe Fiat me 7.2 për qind./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit