Turqi, bie nën 1 mijë bilanci ditor i rasteve me COVID-19

Mos i humb

Në 24 orët e fundit në vend janë shëruar 1.092 të infektuar, me çka numri i pacientëve që e kanë mposhtur sëmundjen shkon në 113.987, tregoi tabela e përditësuar e Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat në lidhje me koronavirusin, e shpërndarë në Twitter nga ministri Fahrettin Koca.

Deri më tani, Turqia ka kryer 1.696.355 teste, prej të cilëve 20.838 në 24 orët e kaluara.

Aktualisht, 877 pacientë në mbarë Turqinë po trajtohen në njësitë e kujdesit intensiv, prej të cilëve 445 asistohen me respiratorë.

“Numri ynë i rasteve ra nën 1.000. Edhe bilanci i viktimave ka rënë sot. Me virusin tashmë do të luftojmë më lirshëm, duke i ndryshuar kushtet. Mënyra e re e jetesës: jetë sociale e kontrolluar, respektim i masave së bashku. Kushti: maska dhe distancë sociale 1,5 metër”, shkroi ministri Koca.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit