Turqi, ekspozohen kamerat e spiunazhit në Muzeun e fotoaparateve

Mos i humb

Në Muzeun e fotoaparateve në Malatya të Turqisë, mund të shohim 1.890 aparate, ndërsa vëmendjen më të madhe e tërheqin ato që janë përdorur për aktivitetet e spiunazhit.

Muzeu u themelua nga qyteti i Malatya-s dhe që kur u hap vitin e kaluar, u vizitua nga më shumë se 100 mijë mysafirë.

Në Muze janë ekspozuar fotoaparate të atyre që janë prodhuar në vitin 1876, deri tek ato modernet si dhe pajisjet shoqëruese.

Aparatet janë klasifikuar në 44 kategori, ndërsa vëmendje më së shumti tërheqin aparatet që janë për aktivitete spiunazhi.

Ndër eksponatet më të njohura është pajisja në formën e një ene të sheshtë për ujë. Megjithatë, përveç aparateve për dizajnin e të cilave më meritorë janë amerikanët dhe gjermanët, janë ekspozuar edhe produktet e fshehura në orë dore, në takat e këpucës dhe ato të lidhura me kyçin e këmbës.

Eksponatet e fundit në këtë kategori janë tre aparate speciale të veshura me ar.

Punonjësi i muzeut dhe koleksionisti Baki Tamer Selçuk tha se ky është një nga muzetë më të mëdha dhe më të rëndësishme në Azi dhe Evropë të këtij lloji.

Ai shtoi se 44 kategoritë janë të rregulluara kronologjikisht, gjë që u mundëson vizitorëve të fitojnë një pasqyrë të qartë dhe sistematike të eksponateve.

Në kategorinë “e aparateve të spiunazhit” janë ekspozuar mostrat e përdorura që nga viti 1886 deri më sot.

“Ekspozojmë aparate të projektuar për agjentët, spiunët, detektivët. Ndër eksponatet ka aparate për agjentët të përdorura në Luftën e Dytë Botërore. Ka edhe aparate që spiunët i kanë përdorur edhe në Luftën e Parë Botërore dhe madje edhe më herët. Ky është një koleksion prej 76 pjesëve”, shtoi Selcuk.

Ai theksoi se vëmendjen më të madhe në këtë koleksion e tërheqë ena e ujit në të cilën ishte vendosur aparati.

“Kemi model për agjentët nga viti 1886. Ajo ka karakteristikat e marrjes së fotografisë në gjashtë pozicione dhe është plotësisht në rregull. Ai është ndër aparatët më të njohur dhe është shumë i rrallë. Kjo është një dizajn gjermano-amerikan, madje edhe jashtë vendit është shumë vështirë për t’i gjetur”, tha Selçuk.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit