Turqi, javën e kaluar policia neutralizoi 24 terroristë

Mos i humb

Forcat turke të sigurisë në shtatë ditët e fundit kanë kryer gjithsej 1.224 operacione anti-terroriste dhe neutralizuan të paktën 24 pjesëtarë të organizatave terroriste.

Ministria e Punëve të Brendshme të Turqisë ka publikuar një raport mbi operacionet e kryera nga forcat turke në javën e kaluar në luftën kundër terrorizmit.

Midis 24 terroristëve të neutralizuar, të paktën 11 u vranë, 10 u burgosën dhe 3 u dorëzuan vullnetarisht tek policia turke.

Për shkak të lidhjeve dhe mbështetjes së organizatës terroriste PKK në Turqi, janë arrestuar gjithsej 686 të dyshuar gjatë shtatë ditëve të fundit. Gjithashtu janë ndaluar 568 të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste FETO si dhe 32 të dyshuar për lidhje me grupet terroriste të krahut të majtë.

Forcat turke poashtu kanë shkatërruar të paktën 21 strehimore të cilat janë përdorur nga terroristët e PKK-së në rajonet e pakalueshme malore në lindje dhe juglindje të vendit të Mardin, Sirnak, Van, Mus, Tunceli, Batman, Bitlis dhe Dijarbakir.

Në operacione janë konfiskuar sasi të mëdha eksplozivësh, armë të lehta dhe armë të rënda.

Gjatë shtatë ditëve të fundit, policia turke vazhdoi edhe luftën kundër kontrabandës së drogës dhe u kapën të paktën 124 kilogramë heroinë dhe një sasi të madhe të narkotikëve të tjerë.

Lufta kundër migrimit të paligjshëm është një fushë tjetër në të cilën forcat turke të sigurisë kanë marrë pjesë aktive dhe kanë penguar të paktën 3.473 njerëz në përpjekje për të kaluar kufirin ilegalisht.

Prej tyre janë arrestuar 89 persona të dyshuar për kontrabandë të migrantëve nga Turqia në Greqi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit